LUFTA MBYLLET PËR SOT/ Noka: Javën tjetër, rikthehemi më të fortë
Ka përfunduar në orën 22:30 protesta e opozitës, që nisi në Kryeministri dhe përfundoi në selinë e Partisë Demokratike.
Protesta e opozitës që ka nisur prej më shumë se 3 orësh është zhvendosur nga Kryeministria tek bashkia e Tiranës, ku edhe atje janë hedhur sende të forta dhe molotov duke dëmtuar flamujt dhe dritaret e portës së godinës.
Protestuesit kanë hedhur bomba molotv dhe janë përleshur me efektivët e policisë disa herë radhazi.
Dhe pasi u vendos paqja mes palëve, protestuesit marshuan përgjatë bulevardit, duke u ndalur te sheshi para Parlamentit, ku zhvilluan homazhe për institucionin sipas tyre të korruptuar.

Pas qëndrimit disa minutësh, ata vijuan marshimin e tyre duke u ndalur tek selia blu, ku Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka falënderoi të gjithë pjesëmarrësit, duke theksuar se beteja kundër regjimit të Edi Ramës nuk do të ndalet deri në rrëzimin e tij.
Noka tha se protesta do të vijojë javën e ardhshme, para Bashkisë së Tiranës.
Kjo ishte protesta e dytë e madhe opozitës pas asaj të 20 shkurtit, teksa lideri i tyre, Sali Berisha vazhdo të jetë në arrest shtëpie për çështjen "Partizani".
SHIHNI CFARE NDODHI SOT NE SHESH

