Pogradec, shpërthen bombola e gazit, fqinjët ndihmojnë në shuarjen e flakëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Korrik 2024, 08:18
Ndërhyrja në kohë e fqinjëve ka bërë të mundur shuarjen e një bomble gatimi në fshatin Rrembec të Pogradecit.
Më pas ka qenë shërbimi zjarrfikes që ka ndërhyrë për të mos lejuar që nga shpërthimi i bombolës të kishim një ngjarje me të rëndë.
Gjithçka ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Rrembec të bashkisë së Maliqit ku një amvisë ka qenë duke gatuar në ambientet e brendshme kur krejt papritur bombola që përdor për gatim është përfshirë nga flakët.

