“Dekreti i Begajt i pavlefshëm”/ Komisioni Rregullator nuk miraton projektvendimin për zgjedhjet e Himarës

Mbledhja e sotme në Komisionin Rregullator në KQZ u mbyll pa miratimin e projekt-vendimit për organizimin e zgjedhjeve në Himarë.

Mbledhje u shoqërua nga debatet e shumta, ndërsa anëtarët votuan 3 pro dhe 2 kundër miratimit në parim, kështu kryetarja mbylli mbledhjen pasi për miratimin e projekt-vendimit duhej një shumicë votash 4 me 1.

Anëtari i Komisionit Rregullator Muharrem Çakaj thotë se vendimmarrja e KQZ për heqjen e mandatit të Fredi Belerit është e pavlefshme.

Çakaj shtoi se dekreti i Begajt për shpalljen e zgjedhjeve më datë 4 gusht është i pavlefshëm pasi duhej pritur të kaloni afati për ankimin e vendimmarrjes së KQZ.