Aksident në Lezhë/ Makina merr para motorin, një i plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Korrik 2024, 12:13
Një aksident është regjistruar në dalje të Lezhës paraditen e kësaj të marte.
Sipas informacioneve një mjet është përplasur me një motor dhe për pasojë drejtuesi i motorit ka mbetur i lënduar.
Ndërkohë që i lënduari është dërguar në spital dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Teksa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, po heton në lidhje me shkakun e aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë ndërpreja e rrugës.
