Zjarri në Dropull ''paralizon'' aksin Gjirokastër-Kakavijë/ Flakët po u afrohen banesave, bllokohet qarkullimi

Situatë kritike e zjarrit në fshatin Grapsh Bashkia Dropull.

Flakët po u afrohen shtëpive.

Policia ka bllokuar qarkullimin në aksin nacional Gjirokastër -Kakavijë.

Radhë automjetesh në të dy anët e rrugës në pritje për t’u qartësuar pamja si pasojë e tymit të çliruar nga zjarri në fshat.

Sipas burimeve nga Policia e Gjirokastrës, forcat e të cilave ndodhen në terren, për momentin avancimi i flakëve në zonën urbane është parandaluar, por në raport me rrethanat do të veprohet për evakuimin e banoreve të Grapshit.

Priten të vijnë forcat e  shërbimit të FNSh dhe nga Fieri.

Qarkullimi vijon të jetë i bllokuar