Kërkojnë heqjen me masës së arrestit/ Shtyhet sërish seanca për Berishën e Malltezin, ja ku do të mbahet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Korrik 2024, 15:40
Gjykata e Lartë ka shtyrë për në datën 16 korrik seancën për ish-Kryeministrin Sali Berisha dhe jamarbër Malltezin, dhëndrin e tij, që ndodhen prej muajsh në arrest shtëpie.
Ata po hetohen nga SPAK lidhur me procedurat e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Berisha ashtu edhe Malltezi kanë kërkuar ndryshimin e trupës gjykuese në Gjykatën e Lartë.
Berisha dhe Malltezi kanë kërkuar dorëheqjen nga çështja të trupës gjyqësore, që përbëhej nga gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni.
Berisha dhe Malltezi ndodhen në “arrest shtëpie”, ndërsa çdo kërkesë e tyre për ndryshim të masës së sigurisë është rrëzuar nga GJKKO dhe Apeli i GJKKO-së.
