Berisha: Vidhen 2.7 mln euro të Frontex-it, përgjegjësi kryesor nuk hetohet se është ushtari i Xhafajt
Kryetari i opozitës, Sali Berisha, bëri një tjetër denoncim të qytetarit dixhital për skandalin me fondet e Frontex.
Berisha shkruan se përgjegjësi kryesor i këtij skandali, Eduart Merkaj nuk hetohet sepse është ‘ushtar i Fatmir Xhafës’.
POSTIMI I PLOTË
Këtij i thonë “Xhafo hetim”, vidhen 2,7 milionë euro të Frontex dhe përgjegjësi kryesor nuk hetohet.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.
Doktor, pas denoncimit tuaj që në Drejtorinë e Departamentit të Kufirit janë vjedhur 2.7 milionë euro të Frontex, Prokuroria e Korçës ka marrë të pandehur rreth 20 punonjës të Policisë së Kufirit të Korçës, por çuditërisht Drejtori i Departamentit, Eduart Merkaj, nuk është marrë i pandehur… Eduart Merkaj është ushtari i Fatmir Xhafajt dhe babai i tij është shoferi i Fatmir Xhafajt.


