''Tek Olta është Olsi'', Balliu: Edi Rama nuk e lëshon lehtë Xhaçkën, me 11 korrik të protestojmë për fëmijët tanë

Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu në një intervistë në Ora Neës u shpreh se Edi Rama nuk e lëshon lehtë Olta Xhaçkën pasi tek Olta është edhe vëllai i kryeministrit, partneri i të cilit ishte këshillltari i Xhaçkës. Balliu shtoi se në protestën e 11 korrikut duhet që të protesohet për fëmijët tanë.

Balliu:  Qëndrimi i PD për këtë çështje është shumë e qartë, marrëveshja e 5 qershorit e dakordësuar nga të gjithë aletatët, SHBA, BE, të gjitha ambasadat perëndimore përfshirë këtu OSBE të gjitha institucionet që janë marrë me këtë cështje, 5 qershori nëse duam të bëjmë ndryshim.

Prpopozimi i PS përkthyer ndryshe ishte një propozim për të mos patur absolutisht asnjë ndryshim. Kjo ishte ajo çfarë propozoi PS.

Personalisht nuk jam i habitur nga kjo qasje.

Qartazi Edi Rama duke e ditur që në zgjedhje të lira dhe të ndershme me kushte të barabarta të partive të ndryshme politike, ka zero shans të qëndrojë në pushtet për shkak të korrupsionit, vjedhjes dhe degradimit që i ka sjellur vendit.

Për këtë arsye ai mundohet të shpiki makinacione anti kushtetuese, shkelje ligjore , anti pluraliste sepse nuk ka asnjë dakordësi për këto sic e konfirmon edhe OSBE ODIHR duke na kërkuar që të kemi një propozim në konsensu, kur ti nuk e respekton do të thotë që ke dalë kundër OSBE ODIHR.

Rama kërkon të shpiki makinacione antikushtetuese në mënyrë që të qëndrojë në pushtet.

Këto janë hapat e Edi Ramës. Rama dhe kabineti i tij janë njerëz që nëse nuk janë ministra e kryeministra shkojnë në burg.

Kam qenë në mos gaboj në këtë studio ku e kam paralajmëruar Olta Xhaçkën nuk e lëshon lehtë Edi Rama.

Sepse tek olta është Olsi.

Ai partneri me të cilin punonte Olsi Rama ishte këshilltar i Oltës.

Çështja e Xhaçkës është shumë problem për Edi Ramën sepse është edhe vllai i tij që do thotë se është edhe ai vetë.

Të gjitha problemet që ne ngrejmë, këtu tregohet degradimi dhe rënia e shtetit.

Tregohet pasiguria për fëmijët tonë. Nuk do çohesh për PD, mos u ço por çohu për fëmijën tënd.

Për sigurinë e fëmijëve tonë duhet të reagojmë si shoqëri.