Kapri: Opozita, kryeministri dhe Greqia po kërkojnë të përfitojnë politikisht nga Himara

Studiuesi, Erald Kapri i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se përmes Himarës secili po kërkon të përfitojë politikisht, që nga opozita, kryeministri dhe Greqia.

Kapri: Është edhe çështja e marrëdhënieve shqiptaro-greke të cilat edhe ato ndërlidhen bashkë në atë bashki të vogël e cila është kthyer në mollë sherri për interesat e të dyja palëve.

Ndoshta edhe për interesin politik të dy kryeministrave të vendeve të ndryshme.

Problemi është se përmes Himarës, secili po kërkon të përfitojë pak politikisht, që nga opozita që nga kryeministri madje edhe shteti Helen.

Mendoj se çështja nuk është kaq e ndërlikuar sa ne e bëjmë ndonjëherë.

Sigurisht që ka një problem që është problemi i vjedhjes së pronave aty.

Është problem i jashtëzakonshëm.

Është edhe çështja që lidhet me marrëdhëniet shqiptaro-greke e cila mendoj se është edhe pjesa më e ndyrë ose më pak transparente e cila ka bërë ‘’mish për top’’ Himarën që nuk duhej ta kishte bërë.

Dhe mua kjo është ajo që më shqetëson më shumë.