PAMJET/ Jugu i vendit në flakët e “Ferrit”! Zjarre apokaliptike në fshatrat e Dropullit, angazhohet ushtria
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Korrik 2024, 08:58
Helikopteri “Cougar” dhe rreth 30 efektivë të Forcave të Armatosura janë ri-angazhuar mëngjesin e sotëm në operacionin për shuarjen e zjarrit intensiv në fshatrat e bashkisë Dropull.
Lajmi bëhet me dijet nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili pohon se zjarri masiv ka krijuar problematikë edhe në fshatrat Pecë dhe Kardhikaq të bashkisë Finiq.

“Nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile po punohet me forcat dhe automjetet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër dhe Përmet për të stabilizuar situatën e krijuar prej ditës së djeshme”, thotë Peleshi.