Onkologjiku, Vatnikaj: Protestat për mënyrën se si kjo qeveri e ka ngritur sistemin, sa më i korruptuar të jesh, aq më i ngritur je

Shoqëria civile prej ditësh vijon protestat e saj pas skandalit te spitali i Onkologjikut në Tiranë, ku aktivistët Sidorela Vatnikaj, Edison Lika, Erli Lama, Igli Llapaj kanë organizuar gjatë këtyre ditëve një aksion të gjerë edhe “kundër” Kryeministrit Edi Rama.

Pak ditë më parë aktivistja Vatnikaj tentoi t’i jepte ftesën Ramës për të marrë pjesë në protestën e tyre, por është përballur me dhunën e paprecedentë të punonjësve të gardës dhe truprojave të tij.

Lidhur me këtë aksion shoqëror, vetë aktivistja Vatnikaj ishte e ftuar në studion e lajmeve në “Ora Neës” ku foli mbi arsyet që i çuan këta të rinj në protesta.

“Në fakt protesta e djeshme është e treta që kemi zhvilluar tek Ministria e Shëndetësisë. Ne nuk kishim shumë për të menduar mbi organizimin e kësaj proteste, pasi kemi reaguar që me miratimin e ligjit të ri për menaxhimin spitalor, i cili ka qenë në fakt ligjërimi i një praktike korruptive që lejohej në spitalet shqiptare.

Ne kur kemi parë skandalin tek Onkologjik, ajo që menduam ishte të mblidheshim dhe të kërkonim dorëheqjen e ministres së Shëdetësisë dhe të gjithë drejtuesve të strukturave spitalore.

Kjo nuk është protesta e parë, pasi kemi protestuar edhe për mungesat e ilaçeve dhe shërbimeve spitalore.

Ne do të vijojmë protestat tona, por të gjithë kush ka pasur praktika korruptive dhe abuzuese nga stafet mjekësore janë të ftuar dhe duhet të dalin në protesta.

Por a do të vazhdojë? S’e di ta them këtë, por di të them që lufta e qytetarëve kundër korrupsionit do të vazhdojë.

Arsyeja se pse ishim në atë takim ku mori pjesë edhe vetë kryeministri Rama, ishte për faktin e thjeshtë se ai takim me drejtuesit e spitaleve, ishim të bindur se do të ishte propaganda e radhës e kryeministrit Rama, dhe jo marrja e përgjegjësisë dhe vënia para drejtësisë e autorëve të skandalit.

Ne u shoqëruam në polici për shkak se gjoja kishim bllokuar aktivitetin, në një kohë që ishte e kundërta, ne ishim aty duke bërë thirrje kundër mjekëve të korruptuar.

Dhe protesta ka të bëjë për mënyrën se si kjo qeveri e ka ngritur sistemin, pra sa më i korruptuar të jesh, aq më i ngritur në strukturat drejtuese je”, u shpreh ndër të tjera aktivistja Sidorela Vatnikaj.

Onkologjiku, Vatnikaj: Protestat për mënyrën se si kjo qeveri e