EMRI+PAMJET/ I vihet flaka gjatë natës makinës së kryeinxhinierit të OSHEE në Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Korrik 2024, 10:30
Dy makina janë djegur gjatë natës në zonën e njohur si ish-URT në Durrës. Makinat kanë qenë të parkuara në afërsi të njëra-tjetrës, ndërsa zjarrvënia dyshohet e qëllimshme.
Njëri nga automjetet fuoristrada, i përket kryeinxhinierit të OSHEE Arben Alushi. Dyshohet se zjarri i është vënë për shkak të detyrës. Policia po kqyr kamerat e sigurisë në zonë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.
