34 mijë divorce në vend, çfarë po ndodh me familjet shqiptare? Marku: Kërkesat për ndarje janë rritur. Dhuna, shkaku kryesor
Nga Lili Saraçi Përditësimi i fundit 9 Korrik 2024, 09:53
Censusi më i fundit i popullsisë shqiptare përveç problematikës së shpopullimit të vendit, denoncoi një tjetër problematikë të rëndë që po trondit familjen shqiptare, duke shënuar 34 mijë raste divorcesh në vend.
Për të kuptuar më shumë mbi atë çfarë po ndodh me çiftet shqiptare e ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” ishte avokatja Aurora Marku.
“Është një problem shumë shqetësues në fakt. Në rrethin e Tiranës rastet e paraqitjes tek avokati për zgjidhje te martesave janë shtuar kohët e fundit.
Sa i përket arsyeve që çojnë në divorc çiftet, dominon shkaku i dhunës në familje, që i detyron partnerët të shkojnë drejt ndarjeve”, u shpreh ndër të tjera avokatja Aurora Marku.

