Drejtuesi i automjetit përplaset me shtyllën e ndriçimit në Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Korrik 2024, 18:03
Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në qytetin e Durrësit.
Drejtuesi i automjetit ka humbur kontrrollin dhe është përplasur me një pemë dhe shtyllë ndriçimi.
Nga të dhënat e para mësohet se ka vetëm dëme materiale. Dëme të konsiderueshme ka pësuar edhe automjeti i markës Opel.