Vrau me thikë bashkëjetuesin e ish-bashkëshortes, burg pa afat për Xhuljano Mihaj
Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “burg pa afat” për Xhuljano Mihon, i cili goditi për vdekje me thikë, Xhimi Bakajn, i cili ishte bashkëjetuesi i ish-bashkëshortes së 39-vjeçarit.
Ai është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie, ndërsa në dëshminë e tij pak kohë pas ngjarjes, ai u shpreh se 24-vjeçari i bënte karshillëk në punë dhe se thikën ia ka marrë pikërisht viktimës pas një debati që kanë pasur me njëri-tjetrin.
Kujtojmë që autori kishte dy fëmijë me ish-bashkëshorten e tij, e cila kishte nisur një lidhje me të riun, e cila po ashtu sipas Mihos, i kërkonte vazhdimisht para për fëmijët.
Ngjarja ndodhi tre ditë më parë në rrugën “Ramiz Aranitasi”, ndërsa viktima u dërgua në spital me shenja jete, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.