“Makina e Beqaj ishte bërë për vaj e filtra“/ Kurtulaj flet me Arben Danin. Do ta provoj në rrugë të gjatë, nuk provohet në Tiranë se ka trafik

Prokuroria e Posacme ka identifikuar edhe një makinë që Ilir Beqaj përdor në mënyrë te vazhdueshme automjetin me targa AA 868 YP, në pronësi të personit nën hetim Ermal Kurtulaj.
Këtë automjet Ilir Beqaj rezulton se e perdor në mënyrë të vazhdueshme për lëvizjet e tij si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Automjeti rezulton të jetë blerë në 06.09.2019 ku Ilir Beqaj në atë kohë ka qenë deputet i Republikes së Shqipërisë.
Ky mjet më parë ka pasur targën AA868 YP dhe më pas i është bërë AB020DE.
Në një bisedë të siguruar nga gazetari i Ora News Edison Vatnikaj flitet mes Ermal Kurtulaj i cili interesohet për rregullim e makinës me vaj, filtra dhe ferrota.
Konkretisht referohen bisedat e përgjuara dhe të siguruara nga gazetari Edison Vatnikaj si më poshtë:
Në datë 27 Prill 2023 Speaker A (Ermali) flet me përdoruesin e numrit Speaker B duke zhvilluar bisedën si më poshtë:
Ermal: Alo?
B: Hë Ermal?
A: Ça po bon? Po flen a?
B: Jo e jo.
B: Ça bone?
A: ёёёё, e kam marr atë të firmosun. Atë kontratën. E kam n'makinë.
B: ëhe.
A: Do me dal prape ti ma von a jo?
B: M'ka nis ai Lani i gjo per makinën e aty mo.
A: T'kujt?
B: Benit.
A: Shefit. Po kur?
B: E hanë ishte dje? Ferrota, vaj, filtra.
A: Po sa kohë ka?
B: Dje pra po të them. Konkretisht ne datën.
Më pas biseda vijon mes Ermal Kurtulaj dhe Arben Dani që është shoferi i Ilir Beqaj, Me A Ermal Kurtulaj ndrësa me B Arben Dani
A: E more atë karikusin a jo?
B: Po, e kam në makine.
A: Mirë, super. Ore, te Lani kena edhe faturen e filtrave dhe gonave ee?
B: Po pra, ke ferrotat l para t'mbrapme, ke edhe vaj filtra komplet.
A: Okej.
B: Mirë ee?
A: Mire. E ftillove makinën besoj?
B: Jo, kur lë iki n'darket shoku, ku?! N'trafik l'Tirones s'provohet ajo. Do rruge te gjate. Kur t'më thote sheft pershemull n'ora 11, une do dal icik herët, do dal deri n'Vore e do kthehem prape mrapsh.
