Restaurant GZONA nuk shërbeu vetëm kateringun, por në dispozicion vendosi edhe shef Blerin, nga Startup-i fitoi 100 mln lek
Organizimi i evenimentit FESTA e cila ishte prokuruar edhe Ministria e Turizimit por edhe SASAPC e cila është fituar po nga njëjti, duket se angazhimin më të madh e ka ndërmarrë Ermal Kurtualaj bashkë me ambientin GZONA.
Sipas gazetarit të ORA NEWS Edison Vatnikaj, ky fakt zbulohet nga dëshmia e një punonjëse të ministrisë së Turizmit e cila ka treguar se para evenimentit ka treguar se Ermal Kurtualaj koordinator i projektit është shprehur se SASAPC do të mbulojë pjesën e darkës së mirëseardhjes.
Por duket se jo vetëm Kurtualaj është bërë pjesë por edhe stafi i GZONA.
Bleri Dervishi është kuzhinieri i cili ishte shefi i kuzhinës së GZONA.
Rezulton se Dervishi ka fituar nga ministria e shtetit për mbrojtjen e sipërmarrjes një grant prej 9,977,600, lekë.
Me datën 3 prill në ditën kur është zhvilluar evenimenti ai ka qenë duke përgatitur ushqimet për evenimentin FESTA.
Dëshmi interesante ka dhënë para hetuesve dhe drejtori ekzekutiv i firmës që ka fituar tenderin nga SASPAC, Alfred Nikolla.
Ai ka treguar nuk i kujtoj me detaje zërat e kontratës por mban mend që kontrata perfshinte pjesën e kateringut, ushqim/pije, pajisje teknike, ndriçim, audio, ekrane LED, transport delegacionesh.
Me sa mbaj mend thotë Nikolla në total vlera e kontratës ka qenë rreth 140.000 euro.
''Me sa mbaj mend nga informacioni që kam, shërbimin e kateringut e ka lëvruar restoranti Gzona që ndodhet te Kalaja e Tiranës.
Me sa mbaj mend në diskutime në zyrë me ekipin është permendur emri i shefit te kuzhinës Bleri, një shef kuzhine tjetër që unë e kujtoj shef Fredi.
Por nuk kam dijeni se si është përzgjedhur konkretisht restoranti Gzona pasi nuk e kam përzgjedhur unë....''
