Kosovarët dynden në plazhet e Tales dhe Shëngjinit, trafik i rënduar nga Fushë-Miloti në Lezhë

Trafik i rënduar nga Fushë Miloti në Lezhë.

Kjo ka ardhur si pasojë e dyndjeve të kosovarëve në plazhet e Tales dhe Shëngjinit.

Per të ardhur nga Fushë Miloti në Lezhë bën më shumë se një orë megjithë se është në funksion edhe rruga e vjetër.

Policia po mundohet ta menaxhojë por është e pamundur, problem është dhe kthimi në darkë.