Maturantët zgjedhin universitetet/ Malaj: Para aplikimit duhet të paguhet tarifa, është detyruese...

E ftuar ditën e sotme, në studion e lajmeve "Ora News" ishte pedagogia, Nora Malaj, për të diskutuar për zgjedhjen e universiteteve nga maturantët, si dhe për të dhënë disa këshilla të vyera për to.

"Për ata që kanë mundësi dhe kërkesë ofertë, para se të bëjnë aplikimin, duhet të hyjnë në të gjitha web-et e universiteteve, për të parë të gjitha programet dhe mënyrat se si ofrohet, dhe në bazë të dëshirës dhe të bonuseve, ai do të bëj aplikimin. Është detyruese përpara se të bëj aplikimin, të bëj aplikimin për tarifën, për të bërë pagesën e tarifës e cila është nga data 15-29 korrik. Tarifa është një biletë që është një kosto e pranueshme, dy mijë lekë të reja. Do të ndihmojnë maturantin të bëj aplikimin. Në qoftë se nuk e bëjnë tani, do ta kenë të pamundur të bëjnë aplikimin më vonë", tha Malaj.