Qëlloi për vdekje të riun në Fier/ Dalin pamjet e arrestimit të 39-vjeçarit, sekuestrohet edhe thika

Kanë dalë pamjet nga momenti i arrestimit të 39-vjeçarit, Xhuliano Miho, i cili qëlloi me thikë për vdekje mbrëmjen e premtes 24-vjeçarin Xhimi Bakaj.

Vihet re që ai është kapur dhe shoqëruar nga forcat blu të Fierit, të cilat kanë sekuestruar dhe mjetin prerës, thikë.

Sipas burimeve, autori i krimit ishte i divorcuar, ndërsa ish-gruaja e tij kishte nisur bashkëjetesën me të riun.

Ish-gruaja e tij, me të cilën ka dhe dy fëmijë, kishte disa muaj që ishte larguar nga banesa dhe bashkëjetonte me 24-vjeçarin.

Autori i dyshuar Xhuljano Mihaj e ka takuar në rrugë viktimën dhe pas një debati e ka qëlluar tre herë me thikë.

Qëlloi për vdekje të riun në Fier/ Dalin pamjet e arrestimit