Zjarr në Kaninë të Vlorës, rrezikohet dhe një banesë ku jeton shtetasi italian
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Korrik 2024, 16:32
Një vatër zjarri është ndezur ditën e sotme në fshatin Kaninë të Vlorës. Mësohet se nga flakët e mëdha është rrezikuar banesa që jetonte një italian.
Nga flakët janë shkrumbuar disa ullinjë shekullorë si dhe shkurre e barishte. Shkaku i zjarrit nuk dihet ende, por në vendngjarje kanë shkuar 2 automjete zjarrfikëse dhe po punojnë për shuarjen e tij. Po ashtu në ndihmë kanë shkuar dhe banorët e fshatit me mjete rrethanore.
