Aksident në Lushnje, bllokohet trafiku, 2 të lënduar

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Lushnje ku kanë mbetur dy të lënduar.

Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur ‘pushimi i shoferit’, ndërsa ende nuk dihen shkaqet.

Po ashtu mësohet se si pasojë e aksidentit janë shkaktuar radhë të gjata trafiku.