Të miturit përballë ligjit, Halilaj: Është një domosdoshmëri e jashtëzakonshme edukimi ligjor i të miturve

Të miturit shqiptarë përballë ligjit dhe gabimeve ishte tema e emisionit të kësaj të enjteje “Epiqendër” në “Ora News” të moderatores Sonila Musai.

Për të mësuar mbi situatën kriminale e të miturve problematikë me ligjin ishte e ftuar Helena Halilaj, pedagoge e shkencave të komunikimit.

“Edhe në universitet shikoj se çdo vit e më shumë ka nevojë dhe mungesa të jashtëzakonshme për të informuar publikun për edukimin ligjor.

Dhe kur flas për publikun kam parasysh marrëdhënien e ngushtë mes familjes dhe të miturve. Dhe kjo është një lidhje e jashtëzakonshme ku un ëmendoj se nëse ke informuar njërën prej palëve, automatikisht ke informuar edhe palën tjetër.

Kështu që unë mendoj se edukimi ligjor i të miturve është një domosdoshmëri e jashtëzakonshme.

Ka një mungesë të jashtëzakonshme të informimit të të miturve në këtë drejtim, pasi edhe ne vetë si shoqëri jemi pak neglizhente në këtë drejtim”, u shpreh ndër të tjera Helena Halilaj.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR” NË “ORA NEWS”