Të mitur kriminelë, Myftaraj: Faji jo vetëm tek ta, por edhe tek rënia e nivelit të shkollave dhe vëmendja e pakët e familjes

Të miturit shqiptarë përballë ligjit dhe gabimeve ishte tema e emisionit të kësaj të enjteje “Epiqendër” në “Ora News” të moderatores Sonila Musai.

Për të mësuar mbi situatën kriminale e të miturve problematikë me ligjin ishte e ftuar sociologia Alkida Myftaraj.

“Arsyet që këta të mitur shkojnë drejt sjelljeve devijonte me ligjin lidhen kryesisht me problemet që ata kanë pasur në procesin e shoqërizimit.

Që do të thotë se ka pasur një problematikë mes tyre dhe familjeve, shoqërisë së shkollës, që i ka çuar ata për t’u njohur me persona që kanë probleme me ligjin dhe që kryejnë krime.

Shifra vjen në rritje për vetë faktin se shkolla ka rënë shumë në edukimin dhe mbajtjen e të miturve brenda mjediseve shkollore.

Por kemi edhe një vëmendje më të ulët të familjes ndaj tyre, si mungesë të kontrollit, niveli i ulët i komunikimit me fëmijët p[ër të parë se çfarë bëjnë fëmijët e tyre gjatë ditës.

Dhe kjo bën që vetë këta të mitur të mos e kuptojnë momentin që ata janë duke gabuar”, u shpreh ndër të tjera sociologia Myftaraj.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR” NË “ORA NEWS”