EMRI/ Ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 35 vjeçari

Një 35-vjeçar është arrrestuar nga Interpol Rome pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana. Autori i identifikuar si Juri Ymeraj akuzohet për veprën penale “Pastrim të produkteve të veprës penale”.

Njoftimi i policisë:

Sot më datën 04.07.2024, nga Interpol Rome është arrestuar Juri Ymeraj, i datelindjes 01.07.1989, shpallur në kërkim ndërkombetar nga Interpol Tirana. Shtetasi i mësipërm është shpallur në kërkim sepse Gjykata e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin Nr.82, datë 11.11.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale të:  “Pastrim të produkteve të veprës penale”.