Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë të Shqipërisë letër Këshillit të Evropës: Qeveria, diabolike në ndryshimet ligjore mbi lejet e ndërtimit

Dhënia e lejeve të ndërtimit nga qeveria dhe ndryshimet ligjore kanë vënë në lëvizje Shoqatën e të Zgjedhurve Vendorë të cilët i janë drejtuar me një letër Këshillit të Europës.

Në letër ngrihet shqetësimi se qeveria shqiptare ka zaptuar një seri kompetencash të pushtetit vendor në dhënien e Lejeve për Ndërtim nëpërmjet dy ndryshimeve ligjore “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” si dhe ndryshimeve të Vendimit te Këshillit te Ministrave “Per miratimin e rregullores se zhvillimit te territorit.’’

"Rritja me kokëfortësi e autoritarizmit te Kryeministrit Rama po ngushton jo vetëm hapësirat e qeverisjes vendore, por po e shndron vendin në një republikë autokratike, në shërbim të interesave të një grupi okult me interesa të dyshimta", thuhet në letër.

"Dhënia e lejeve të ndërtimit nga qeveria dhe ndryshimet ligjore kanë vënë në lëvizje Shoqatën e të Zgjedhurve Vendorë të cilët i janë drejtuar me një letër Këshillit të Europës.

Në letër ngrihet shqetësimi se qeveria shqiptare ka zaptuar një seri kompetencash të pushtetit vendor në dhënien e Lejeve për Ndërtim nëpërmjet dy ndryshimeve ligjore “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” si dhe ndryshimeve të Vendimit te Këshillit te Ministrave “Per miratimin e rregullores se zhvillimit te territorit,’’. Nëpërmjet këtyre ndërhyrjeve është cënuar rëndë pavarësia e qeverisjes vendore duke i përvetësuar të drejtën e pushtetit vendor për dhënien dhe menaxhimin e Lejeve te Ndertimit, të cilën Legjisilacioni shqiptar, Karta evropiane e qeverisjes vendore dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese ja kanë njohur bashkive dhe këshillave bashkiakë”, thuhet në reagim.

E shqetësuar nga vendosja nën kontrollin e plotë të aktivitetit të bashkive nga ana e qeverisë, Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë kërkon mbështetjen e Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Evropës për të nderhyrë dhe monitoruar zbatimin e Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore në pushtetin vendor si dhe cenimin e auotnomis vendore në Shqipëri!

Nëpërmjet kësaj letre njoftohet Kongresi se “për fat të keq, në këtë dekadë, politika qeveritare rezulton të jetë një proces diabolik i një transformimi ligjor të paramenduar, me të cilin Kryeministri Rama ka sulmuar autonominë vendore,  kufijtë dhe zhvillimin demokratik, shoqëror e ekonomik të rajoneve dhe interesat e qytetarëve. Kështu për të realizuar goditur autonominë lokale janë ndryshuar një pakete juridike  sikurse janë ligjet:

“ Për Vetqeverisjen Vendore”, “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, “ Për Bashkëqeverisjen“, "Per zhvillimin rajonal dhe kohezionin", “ Për planifikimin e dhe zhvillimin e territorit”, “Për Turizmin”, "Investimet strategjike", Ligji për zonat e mbrojtura, “Per realizimin e procedures së ndërtimit të Teatrit Kombëtar”, "Per koncesionet dhe partneritetin publik privat..", etj.

"Rritja me kokëfortësi e autoritarizmit te Kryeministrit Rama po ngushton jo vetëm hapësirat e qeverisjes vendore, por po e shndron vendin në një republikë autokratike, në shërbim të interesave të një grupi okult me interesa të dyshimta", thuhet në letër.

Shoqata e të zgjedhurve vendorë dhe opozita në tërësi e ka kundërshtuar këtë kthim prapa, por ata janë nëpërkëmbur dhe nuk janë konsideruar në gjithë këto ndryshime të dhembshme për fatet e njësive vendore. Ndaj nëpërmjet letrës drejtuar Kongresit të Autoriteteve Lokale të KE të zgjedhurit demokratë kërkojnë nga Kongresi monitorimin dhe zbatimin e Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore si dhe cënimin e pavarësisë vendore në Shqipëri."