Me kanabis në xhep dhe kokainë në banesë, arrestohet në Durrës 30-vjeçarja kolumbiane
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Korrik 2024, 12:41
Një 30-vjeçare nga Kolumbia u vu në pranga në Durrës, pasi u kap me lëndë narkotike.
Njoftimi:
Shtetases me iniciale N. U., 30 vjeçe, gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e saj, iu gjetën dhe sekuestruan sasi të lëndëve narkotike kanabis dhe kokainë.