Arrestimi i ish-ministrit të Shëndetësisë/ Maliqi: Beqja i 'bablokut' nën pranga, 'kurban' i radhës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Korrik 2024, 10:57
Ish-deputeti Lefter Maliqi ka reaguar për arrestimin e ish-ministrit Ilir Beqja.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Maliqi shkruan se ky është kurban i radhës.
Postimi i Lefter Maliqit:
Beqja i ‘Bablokut’ nën pranga!
‘Kurban’ i radhës!
‘Paç kembën e mbarë’ dhe tërhiqe zvarrë për Hajdar e Salillar të pangopur nga pas.
Populli thotë që paratë tuaja si hanë as qentë!