Zgjedhjet 2025/ Presidenti i PL-së, Ilir Meta prezanton programin për shëndetësinë
Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në Tryezën e Shëndetësisë në Partinë e Lirisë ka paraqitur programin për zgjedhjet e 2025 sa i përket shëndetësisë, se si do të konkurrojë në zgjedhje.
Programi:
Të rritë shpenzimet për Shëndetësinë në mesataren e rajonit në nivelin 6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Të dyfishojë pagat e mjekëve dhe infermierëve duke i dhënë fund largimit dramatik të tyre nga vendi.
Do të sigurojmë pasurimin e tregut të barnave me shumë më tepër ilaçe se sa aktualisht, si dhe do t'i jepet goditje asgjësuese kontrabandës, duke krijuar të gjithë premisat për rikthimin e kompanive farmaceutike prestigjioze brand-name në Shqipëri.
Konsolidimi dhe zbatimi i Sistemit të Referimit për t'i dhënë fund kaosit, radhëve shumë të gjata dhe pritjes me muaj të tërë i pacientëve si dhe korrupsionit që gjeneron ky kaos.
Do të bllokojmë të gjitha koncesionet korruptive në shëndetësi, që rrëmbejnë taksat e shqiptarëve.
Ringritje e shërbimit cilësor të Mjekut të Familjes dhe Shërbimit Parësor në tërësi.
Do të kryhet Hartimi i Plan-Veprimeve Kombëtar për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve me vdekshmëri të lartë, sëmundjet e zemrës dhe tumorët, të shoqëruara me Plan-Financimin e çdo etape.
Do të hartohet Strategjia e trajtimit të komplikacioneve të Covid-19 dhe plani i financimit të këtij trajtimi.
Do të realizojmë me vendosmëri autonominë e shërbimit spitalor si rruga e vetme për një shëndetësi efikase në të gjithë vendin dhe pranë qytetarit.
Do të realizohet përgatitja e Plan-Veprimit Kombëtar kundër pandemive me një vend të veçantë për edukimin dhe parandalimin.
Decentralizimi i kompetencave të Ministrisë së Shëndetësisë për të ofruar shërbimin sa më pranë banesës të qytetarëve dhe për të fuqizuar sistemin shëndetësor në të gjithë territorin.
Objektiv madhor, rritja e sigurisë dhe kontrollit mbi të gjithë elementët që ndikojnë në shëndetin publik: ushqimi, uji, mjedisi, shërbimi shëndetësor, stili i jetesës dhe sporti.
