‘Të bashkuar në betejë’/ Noka takim me qytetarët dhe bizneset tek ‘5 Maji’, i fton për në protestën e 11 korrikut

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka zhvilluar këtë të mërkurë takime me qytetarë të kryeqytetit, në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë,.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët dhe bizneset e zonës, Noka është njohur me shqetësimet dhe problematikat e shumta që ata hasen gjatë përditshmërisë së tyre apo në ushtrimin e biznesit në kryeqytet.

Teksa shpërndanin fletushka nën moton, “Të bashkuar në betejë,” Sekretari i Përgjithshëm i PD-së i ka bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në protestën e thirrur nga opozita e cila do të zhvillohet më datë 11 Korrik ora 20:00, për të ngritur zërin dhe për të kërkuar të drejtat e tyre përballë një pushteti kriminal siç është ai i Edi Ramës."