Skandali te Spitali Onkologjik/ Meta: Mjekësia falas mashtrim madhor, Shqipëria ka financimin më të ulët në rajon
Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në Tryezën e Shëndetësisë në Partinë e Lirisë, duke iu referuar skandalit te Spitali Onkologjik në Tiranë, tha se shëndetësia sot është në pikë të hallit.
Meta theksoi se shëndetësia është e plaçkitur dhe e mbytur nga korrupsioni.
Presidenti Meta në Tryezën e Shëndetësisë: Tryeza e sotme mblidhet në një moment tepër delikat sepse pas ngjarjeve tek Spitali Onkologjik, problemet e rënda të Shëndetësisë janë sot në qendër të vëmendjes së opinionit publik.
Shëndetësia tashmë është një aneks ose më mirë me thënë një apendiks, zgjatim apo një skutë qorre në Ministrinë e çështjeve sociale ku e kanë ngjeshur.
E demotivuar dhe e përbuzur si asnjë herë në historinë e saj përfshirë edhe diktaturën, shëndetësia sot nuk ka më asnjë orientim as strategjik as ekzekutiv, as legjislativ dhe as fuqi t’i përgjigjet përditshmërisë.
Premtim- mashtrimi shkatërrimtar i mjekësise falas i Edi Ramës ishte vetëm krijimi i të gjitha kushteve për plaçkitjen e fondeve të shëndetësisë, korrupsionit të tmerrshëm dhe kaosit total që ka destrukturuar sistemin shëndetësor.
Premtim- mashtrimi shkaterrimtar i mjeksise falas i Edi Rames ishte vetem krijimi i te gjitha kushteve per plaçkitjen e fondeve te shendetesise, korrupsionit te tmerrshem dhe kaosit total qe ka destrukturuar sistemin shendetesor.
Rezultati i ketij premtimi mashtrues eshte qe sot shqiptaret paguajne sipas OBSH dhe Bankes Boterore 60% te shpenzimeve nga xhepi, qe eshte niveli me i larte s kurre me pare ne historine e shendetesise.
Pas nesh është Maqedonia e Veriut, me 41.7%, e ndjekur nga Mali i Zi (38.1%), Serbia (35.8). Treguesi më i ulët në rajon është në Bosnjë-Hercegovinë (30.7%),
Në rang global per shpenzimet nga xhepi Shqipëria renditet e 15-a, me vende si Afganistani, Guatemala, Bangladeshi etj.
Thene me thjeshte jane mbi 750 milione euro qe paguhen nga xhepi i qytetareve me te varfer te Europes qe Edi Rama ju premtoi shendetesi falas.
2.8% të GDP-së do të jetë financimi i Qeverisë RAMA për shëndetsinë, shumë larg premtimeve pompoze të Rilindjes në 2013 për financim 5% të GDP-së.
Edhe pas 10 viteve të qeverisjes se Rames, Shqipëria vazhdon të mbetet vendi i fundit në rajon përsa i përket financimit të sektorit të shëndetsisë.
Krahasuar me buxhetin e miratuar për vitin 2023, PB 2024 i Shëndetësisë është 0.17% më pak në raport me PBB dhe krahasuar me buxhetin e rishikuar të 2023 për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale, PB per shendetesine 2024 është zvogëluar me 0.06 pikë përqindje në raport me peshën që zë në PBB.
Shqiperia ka financimin me te ulet ne rajon kur Maqedonia e ka rreth 5%, Bosnja e ka mbi 5%, shume here me poshte se shefi i Edi Rames, Serbia e ka mbi 6%.
Edhe ne kete financim te paket qindra milion euro vidhen me koncesione super korruptive, ku psh vetem per Check up jane paguar 435 mije ekzaminime te pakryera fare me vlere 5 milion euro, apo me Sterilizimin ku cmimi i sterilizimit shkon deri ne 80 fishin e kostos se tyre.
