Pilinçi me qeveri teknike/ Partia Shpresa Demokrate propozon 13 sekretarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Korrik 2024, 20:15
Kërkesës për qeveri teknike i është bashkuar edhe partia Shpresa Demokrate.
Kryetari i saj Pëllumb Pilinçi shprehet se organizimi duhet të jetë me 13 sekretarë.
Partia Shpresa Demokratike ka bërë të ditur emrat që sipas tyre duhet të jenë pjesë e qeverisë teknike.
Pëllumb Pilinçi shprehet se ka nisur puna për realizimin e nismës.
“13 ministra që do të quhen sekretarë dhe do të jetë si në ShBA me senatorë.”
Në mbështetje të SPAK Pilinçi shprehet optimist për hetimet e nisura në Tiranë.
“Erion Veliaj i është hequr pasaporta dhe nuk ka pasaportë demokratike.”
Sipas Pilinçit vendit i duhen 80 deputetë dhe 41 të tjerë të jenë pjesë e senatit.
