Mblidhet Komisioni i TIMS-it, drejtoresha e SHISH: Të mbyllen dyert, siguria kombëtare…
Ka nisur me një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare, mbledhja e Komisionit Hetimor për të dhënat e TIMS.
Socialistët kërkuan që dëshmia e Hysenit para komisionit të TIMS të zhvillohet pa praninë e medias, propozim i cili u kundërshtua nga kreu i komisionit Hetimor, Ervin Salianji.
Sot pritet dëshmia e drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.
“Nuk i jam shmangur dëshmisë. Nuk mora pjesë për shkak të angazhimeve të paracaktuara.
Kërkoj që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura, duke pasur parasysh se flitet për problematika që lidhen me sigurinë kombëtare. Të mbrohen të dhënat e klasifikuara”, u shpreh ajo.
Salianji iu drejtua socialistëve se duan t’i zhvillojnë mbledhjet në errësirë, duke theksuar me batutë se dritës i druhet vetëm lakuriqi i natës.
Salianji: Nuk shoh asnjë element që përbën sekret shtetëror. Duke pasur parasysh që kemi të bëjmë me aspekte procedurale dhe aspekte të zbuluara në publik, propozoj që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura.
Debatet
Ervin Salianji: Propozimi im është që mbledhja të bëhet me dyer të mbyllura.
Toni Gogu: Kërkesa juaj duhet të kalojë në votim. Nuk ka kërkesa të reja procedurale.
Ervin Salianji: Mbledhja propozoj të bëhet me dyer të hapura. Lakuriqi i natës nga drita verbohet dhe del vetëm në errësirë. Unë e kam bezdi të rri si lakuriq nate, të heqim dritën, të mbyllemi këtu dhe ju mendoni se do t’ia hidhni. Nuk ia hidhni dot. Dëshmitarët vijnë dhe ia kalojnë topin njëri-tjetrit si xhonglera.


