Balla: Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Austrisë janë të forta

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Austrisë janë të forta, ato bazohen në lidhje të forta historike dhe po vijojnë të intensifikohen edhe në fushat e mbulimit të Ministrisë së Brendshme.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla priti në një takim ambasadorin austriak në Shqipëri, Christian Steiner. Balla u shpreh se po punohet intensivisht me Austrinë në forcimin e kapaciteteve të Policisë Alpine dhe po ashtu për reformimin e Shërbimit të Mbrojtjes Kundër Zjarrit dhe Shpëtimin.

“Në forcimin e këtij bashkëpunimi vlerësoj maksimalisht rolin e ambasadorit austriak në Shqipëri Christian Steiner, i cili po përmbyll me sukses misionin e tij në Tiranë”, theksoi Balla.