Erisa Xhixho me Ahmet Davutoglu: Duhet të kemi projekte të përbashkëta ekonomike

Zv. presidentja e Partisë së Lirisë. Erisa Xhixho shkruan se se Lideri i partisë turke E Ardhmja Ahmet Davutoglu ndau pikëpamjet e tij mbi sfidat e rajonit, në forumin “Ballkani dhe sfidat gjeopolitike të së sotmes dhe së ardhmes”.

Davutoglu: Ballkani ka kufijtë e tij, të cilët duhet t’i respektojmë, por duhet të dimë që nuk ka kufij natyrorë në Ballkan. Të gjithë lumenjtë, si lumi Danub, i kalojnë kufijtë. Malet i kalojnë kufijtë.  Kush është më e rëndësishme për disa çështje? Është tregtia midis vendeve, energjia, transporti. Pra, duhet të ketë një bashkëpunim ndërkufitar, ndërmjet popujve të Ballkanit. Mënyra më e mirë për të arritur paqen nuk është të kesh ushtri të fortë. Mënyra më e mirë për të arritur paqen është ndërveprimi ekonomik.

Nëse do të kemi një ndërvarësi ekonomike, ndërmjet vendeve si Serbia, Kroacia, Bosnja-Hercegovina, Shqipëria, Kosova dhe të gjithë përparojnë dhe kanë presporitet, nuk do të ketë më konflikte të tilla.  Unë mund të them që BE është e suksesshme për shkak të ndërvarësisë ekonomike, të tregut të përbashkët. Pra, plani i parë evropian u bë në fillim, në marrëveshjen midis Francës dhe Gjermanisë.

Kishin luftuar me njëri-tjetrin me shekuj të tërë. Në kohën e Napoleonit, në kohën e Hitlerit dhe kështu me radhë. Lufta ishte shumë e gjatë, por nuk patën sukses. Por, kur vendosën të bashkohen në këtë marrëveshje afër zonës së Strasburgut për ndërvarësinë ekonomike, nuk patën më luftëra. Duhet të kemi projekte të përbashkëta ekonomike. Më shumë projekte transporti, më shumë projekte tregtie, tregti të lirë ndërmjet vendeve dhe zonë ekonomike të përbashkët.