Xhaferri: Në 11 Korrik në shesh që të mos kemi nevojë për një 2 Korrik të dytë!
Kreu i FRPD, Besard Xhaferri ka përkujtuar 2 korrikun e vitin 1991 ku protestues të shumtë u dyndën në rrugë kundër regjimit komunist.
Xhaferri është shprehur se 34 vite me parë me mijëra qytetarë të Tiranës u dyndën drejt ambasadave në shenjë revolte kundër sistemit më gjakatar që kishte njohur Evropa që mbajti peng për 45 vite tokën e shqiponjave.
"Në 11 Korrik në shesh që të mos kemi nevojë për një 2 Korrik të dytë! 34 vite me parë me mijëra qytetarë të Tiranës u dyndën drejt ambasadave në shenjë revolte kundër sistemit më gjakatar që kishte njohur Evropa që mbajti peng për 45 vite tokën e shqiponjave. Pa asnjë dyshim ndër heronjtë e asaj dite ishte 37 vjeçari Ylli Bodinaku që me saurrelin e tij me familjen në bord dhe qytetarë të shumtë në karroceri shembi murin e Ambasadës Gjermane dhe njëkohësisht shembi murin që mbante të izoluar Shqipërinë.
Këto akte heroike na dëshmuan se as regjimi me represiv në Evropë, nuk e kishte vrarë ëndrrën e këtij populli për liri dhe demokraci, teksa hyrja në ambasada i parapriu lëvizjes studentore që riktheu pluralizmin në Shqipëri pas një agonie 45 vjeçare. Sot për fat të keq Edi Rama ka më shumë pushtet e ç’kishte Ramiz Alia në 2 Korrik të 1990, ndaj sot duhet të reflektojmë se ku gabuam dhe të rikuperojmë kohën e humbur dekadën e fundit.
Aktet e guximit të 2 Korrikut 1990 duhet të na frymëzojmë për protestën kombëtare të 11 Korrikut, ku shqiptarët tashmë nuk do derdhen në shesh vetëm kundër një autokrati, por do derdhen në shesh kundër një narkoshteti që me bandat mban peng një popull të tërë. Në 11 korrik do jemi në shesh edhe kundër manualit të Bandës Onkologjikut dhe PPP që kanë kryer krime kundër njeriut në Shqipëri, do ngrihemi edhe kundër korrupsionit të modelit 5D që ka nxitur varfëri dhe eksod drastik. Nuk e kemi luksin të bëjmë llogari për kostot që kemi marrë e do marrim, pasi kemi vetëm një alternativë, përballjen që të mos kemi nevojë për një 2 Korrik të dytë.
