Të dhënat e CENSIT, projektet ekonomike/ Radonshiqi: Do sjellë probleme në skemën e pensioneve dhe në tregun e punës

Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi në një intervistë në Ora News u shpreh se skema e projeksioneve ekonomike të të dhënave të CENSIT do të sjellë shumë probleme në skemën e pensioneve dhe në tregun e punës.  

Radonshiqi: Në aspektin ekonomik do të thotë më tepër probleme në skemën e pensioneve.

Më tepër probleme në tregun e punës.

Më tepër probleme në zhvillimin ekonomik dhe e gjitha kjo përkthehet më pas në një nivel ekonomik në projeksion në të ardhmen pra jo aq sa mendohej se do të rritej.

Sepse normalish nëse kemi probleme me skemën e pensioneve do të thotë që kemi një rritje të nivelit të varfërisë tek pensionistët.

Nëse kemi probleme me tregun e punës që ne e dimë mirë sepse është evidente dhe kjo po krijon probleme tejet të mëdha edhe pse rritja e pagave nuk po josh më as në administratë publike por as në sektorin privat punonjësit dhe kanë marrë rrugën e emigrimit.