Marrëveshja e pensioneve në Itali, Balla: 1246 shqiptarë përfitojnë nga ky vit. Ja si llogariten kontributet
Presidenti i Shoqatës Diaspora në Itali, Esat Balla, në një intervistë për “Ora News” foli mbi situatën e pensioneve me Italinë dhe nisjen e zbatimit të marrëveshjes mes dy vendeve që ka hyrë në fuqi ditën e djeshme.
Balla theksoi janë 1246 shqiptarë që përfitojnë në vitin 2024 nga kjo marrëveshje me shtetin italian.
“Italia do të paguajë për kontributet që shqiptarët kanë derdhur në Itali, ndërsa Shqipëria do të paguajë për kontributet që këta shqiptarë kanë derdhur në shtetin shqiptar.
Në vitin 2022 Italia ka ndarë një fond të posaçëm për këtë marrëveshje, ku 7.6 milionë euro për 2023-n nuk janë përdorur, për 20240n janë 9.8 milionë euro, për 2025-n janë 10.9 milionë euro, për vitin 2026 janë 12.3 milionë euro, për 2027-n janë 12.8 milionë euro, ndërsa në 20320n janë 20.3 milionë euro dhe në total janë rreth 138.8 milionë euro që Italia do të paguajë më shumë për kontributet dhe pensionet e shqiptarëve.
Në qoftë se një shqiptar është në moshën 65 vjeç dhe ka 20 vite pune në Shqipëri, ai nuk ka nevojë për akordin, por e merr menjëherë pensionin në Shqipëri. Me mbushjen e moshës mbi 67 vjeç një shqiptar në Itali nuk merr pension, sepse ka vetëm 15 vite pune në Itali. Dhe nëse bëhet akordi, atëherë këtij shqiptari i njihet kontributet në Shqipëri dhe përfiton pension në Itali, ku do të marrë pension për 15 vite që ka në Itali”, sqaroi ndër të tjera Presidenti i Shoqatës Diaspora në Itali, Esat Balla.

