Katër vite nga ardhja e kompanisë ajrore low-cost, si ka ndikuar në rritjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës
Tiranë, 2 Korrik 2024: Wizz Air, linja ajrore më e madhe në Shqipëri dhe më e qëndrueshme mjedisore në botë, së bashku me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, festuan dje përvjetorin e katërt të hapjes së bazës të avionëve së Wizz Air në Tiranë.
Më 1 Korrik 2020, linja ajrore inauguroi bazën e saj në kryeqytetin shqiptar, dhe vetëm vitin e fundit ofroi mundësi të përballueshme udhëtimi për afro 5 milionë njerëz, nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.
Këtë verë, Wizz Air do të ketë 13 avionë të avancuar të familjes Airbus A320, të stacionuar në bazën e saj në Tiranë – një nga bazat më të mëdha dhe më të suksesshme në rrjetin e saj. Në përgjithësi, që nga fillimi i operacioneve, Wizz Air i ka shërbyer një totali prej mbi 12 milionë pasagjerësh drejt dhe nga Shqipëria, duke operuar në mbi 50 destinacione fantastike, në 16 vende.
Për të festuar këtë rast, vetëm sot, më 2 Korrik, Wizz Air ofron me kënaqësi një zbritje prej 14% në fluturimet e përzgjedhura, drejt dhe nga Shqipëria, duke nisur nga data 15 Korrik 2024 deri më 15 Nëntor 2024. Për kushtet dhe rregullat e aplikuara mund të mësoni më shumë nëpërmjet këtij linku: wizzair.com.

Destinacionet e reja në rrjetin shqiptar përfshijnë fluturimin direkt drejt Valencias në Spanjë, destinacion unik i Wizz Air, me nisje në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, si dhe 2 destinacione të reja drejt Leipzig dhe Stuttgart në Gjermani, duke filluar nga vjeshta e këtij viti.
Në prill, Wizz Air prezantoi WIZZ Multi Pass në Shqipëri, një abonim unik fluturimi në Evropë, i cili lejon një fluturim një kahësh ose vajtje-ardhje brenda muajit, për një tarifë fikse, pavarësisht nga periudha sezonale, ose afërsia me datën e nisjes.
WIZZ Multi Pass është një mënyrë e shkëlqyer për të kursyer në fluturime për të gjithë udhëtarët që fluturojnë rregullisht, duke filluar nga vetëm 34.99 EUR në muaj.
Vendosja e një baze në Tiranë, jo vetëm që zgjeron ndjeshëm mundësitë e udhëtimit nga Shqipëria, por gjithashtu kontribuon në zhvillimin e turizmit, industrisë së aviacionit dhe ekonomisë së vendit.
Linja ajrore ka rekrutuar vazhdimisht ekuipazhin e fluturimit dhe të kabinës, dhe deri tani ka hapur mbi 400 vende pune të drejtpërdrejta në Tiranë, ndërsa ka siguruar rreth 9000 mundësi punësimi të tërthorta me numrat e saj të trafikut të pasagjerëve që nga fillimi i operacioneve.
Me mbështetjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe interesin për zhvillimin e sektorit të turizmit, Wizz Air ka si qëllim të vazhdojë të investojë në bazën e saj në Tiranë dhe të kontribuojë në rritjen e ekonomisë shqiptare.
Diarmuid Ó Conghaile, Drejtori Menaxhuesi Wizz Air Malta, u shpreh: “Jemi shumë të lumtur që festojmë përvjetorin e katërt të bazës sonë në Tiranë, të mundësuar nga bashkëpunimi ynë i suksesshëm me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Rritja e linjës ajrore gjatë katër viteve të fundit dëshmon përkushtimin tonë ndaj tregut shqiptar dhe synimin tonë për të vazhduar të bëjmë udhëtimin ajror të prekshëm për sa më shumë pasagjerë. Ne do të përpiqemi të vazhdojmë të ofrojmë destinacione të reja, emocionuese, mundësi udhëtimi të përballueshme për udhëtarët dhe të investojmë në ekonominë shqiptare.”

Piervittorio Farabbi, Drejtori Operacional i TIA-s, citoi: “Përkushtimi i Wizz Air ndaj Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe Shqipërisë është një nga faktorët kyç që mundësoi rritjen e vrullshme të viteve të fundit. Ne festojmë këtë përvjetor dhe presim me padurim ato që do të vijnë, duke e ditur se partneriteti ynë është jetëgjatë.”
Rreth Wizz Air:
Wizz Air, linja ajrore ultra-ekonomike me zgjerimin më të shpejtë në Europë, operon një flotë prej 207 avionësh Airbus A320 dhe A321. Një skuadër e përbërë nga profesionistë të aviacionit ofron shërbim cilësor me çmime shumë të ulëta, duke e bërë Wizz Air zgjedhjen e preferuar të 60.3 milionë pasagjerëve në vitin 2023. Wizz Air është e listuar në Bursën e Londrës nën simbolin WIZZ. Linja ajrore u emërua së fundmi si një nga dhjetë linjat më të sigurta në botë nga airlineratings.com, agjencia e vetme në botë për vlerësimin e sigurisë dhe produktit ajror. Wizz Air gjithashtu u shpall Linja Ajrore e Vitit nga “Air Transport Awards” në vitin 2019 dhe në vitin 2023. Ajo u njoh gjithashtu si "Linja më e Qëndrueshme Ultra-Ekonomike Ajrore në ndarjen e çmimeve nga World Finance Sustainability në vitet 2021-2023. Wizz Air ka marrë çmime të tjera, duke përfshirë "Grupi i Linjave Ajrore të Vitit për Qëndrueshmërinë Globale Mjedisore" nga CAPA-Centre for Aviation Awards for Excellence 2022-2023.

Për më shumë informacion:
V+O Communication Albania: [email protected]
Na ndiqni në Instagram: @Wizzair
Na ndiqni në Facebook: @Wizzair
Na ndiqni në Twitter: @Wizzair
Na ndiqni në TikTok: @Wizzair
Shënim për redaktorët:
● Të gjitha fluturimet e Wizz Air kryhen me avionët Airbus A320, me 180 vende, me avionët A321 me 230 vende, avionët Airbus A320 neo me 186 vende dhe avionët Airbus A321neo me 239 vende.
● Për fotografitë falas të avionëve, ekuipazheve dhe bibliotekës së logos ju lutemi vizitoni
● https://Wizzair.com/en-gb/information-and-services/about-us/press-office/
● Për më shumë informacion rreth strategjisë së qëndrueshmërisë së Wizz Air, ju lutemi shihni F23 ESG Update



