Lista e re, 1191 barna do të rimbursohen

1191 barna do të rimbursohen me listën e re të ilaçeve që është hartuar nga ministria e Shëndetësisë dhe Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Në një raportim në komisionin e shëndetësisë përfaqësues të ministrisë dhe FSDKSH thanë se lista e re e ilaçe është një detyrim në këto kohë.

Në komision u tha se një mjek aktualisht sot u shërben 2500 banorëve, ndërsa në skenën e re të ilaçeve kategoritë më të mëdha përfituese janë pensionistët dhe ata me sëmundje kronike.

Demokratë e socialist ranë dakord që të premten ta thirrin në pyetje ministren e shëndetësisë Albana Koçiun në lidhje me skandalin e onkologjikut.