Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 44-vjeçari në Cërrik, gjatë shoqërimit në polici dëmtoi derën e dhomës

Arrestohen dy persona në Cërrik e Elbasan. Mësohet se A.T 44 vjeç dhe R.K 38 vjeç, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes/bashkëjetueses së tyre.

Bëhet me dije së në momentin e shoqërimit në polici, 44-vjeçari A.T, ka dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit.

Komisariati i Policisë Cërrik arrestoi në flagrancë shtetasin A. T., 44 vjeç, banues në Belsh, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu, 44-vjeçari, në momentin e shoqërimit në ambientet e Policisë, ka dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit.

Ndërkohë që Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi shtetasin R. K., 38 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.