Pamje shqetësuese/ Tonelata me peshq të ngordhur në rezervuarët e Fierit, ndotje mjedisore dhe dëm ekonomik

Një ndotje e rëndë mjedisore dhe natyrisht, dëm i madh ekonomik ka ndodhur në Fier për shkak të temperaturave të larta.

Vapa e madhe ka shkaktuar ngordhjen e tonelatave të tëra të peshkut në rezervuarit e Petovës dhe Kirjanit.

Era e keqe e peshkut të prishur ka pushtuar zonën.

Sipas burimeve, institucionet përkatëse janë vënë në dijeni dhe po marrin masa që pronarët që i kanë marrë rezervatet me qira për 99 vjet të heqin peshkun që po kalbet.

 

Sipas disa banorëve, kafshë të egra kanë filluar të ushqehen me to./SyriTv