Trupi i shkrimtarit Ismail Kadare ende në QSUT, pritet të organizohet ceremoni shtetërore për homazhet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Korrik 2024, 11:33
Është ndarë sot nga jeta kolosi i letrave shqipe Ismail Kadare. Vdekja e tij erdhi si pasojë e një arresti kardiak, pavarësisht se nuk ka vuajtur më parë nga zemra.
Shërbimi i Urgjencës ka shkuar në banesën e shkrimtarit dhe është bërë gjithçka për ta mbajtur atë në jetë,. Më vonë është bërë transferimi i tij në QSUT, ku edhe ka humbur jetën.
Ndërkohë trupi i kolosit të letrave shqipe ndodhet ende në spital, ndërkohë që po bëhen procedurat e nevojshme.
Sipas burimeve pritet të mbahet edhe një ceremoni zyrtare dhe shtetërore për homazhe t për shkrimtarin e madh.

