Komisioni Hetimor për sterilizimin dhe Check-up në shëndetësi, ja kush janë audituesit e KLSH që do të dëshmojnë

Ka nisur mbledhja e Komisionit Hetimor për shërbimet publike të sterilizimit dhe të Check-Up në Shëndetësi.

Në mbledhjen e sotme janë thirrur për të dëshmuar auditues të KLSH, për të sqaruar rrethana të ndryshme që lidhen me çështjen. Sipas PD, këta dëshmitarë dëshmojnë për të dytën herë pasi mazhoranca bojkotoi mbledhjet e Komisionit Hetimor Parlamentar.

Nga auditimi i zbatimit të kontratave koncesionare, të check up ka rezultuar se edhe në vitin 2022, janë kryer pagesa për shërbim të pakryer për 20 mijë e 172 raste, me një kosto në shumën prej 37 mijë e 198 mijë lekë me TVSH.

Dëshmitarja e parë, audituesja e KLSH Brunilda Zenelaj tha se grupi auditues ka kërkuar trajtimin e shërbimit pa TVSH.

“Situata është e përsëritur dhe është kërkuar të ndryshohen termat e kontratës dhe të kalohet në pagesa vetëm për shërbimin e kryer”, tha ajo.