VIDEO/ Përplasje në mbledhjen e këshillit bashkiak të Elbasanit, qytetari godet një nga këshilltarët socialistë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Korrik 2024, 13:29
Është shoqëruar me tensione dhe përplasje mbledhja e këshillit bashkiak të Elbasanit.
Në pamjet e siguruara nga BalkanWeb, duket momenti kur një qytetar, i cili po protestonte në lidhje me ngjarjen e çmimit të ujit të pijshëm, ka goditur një këshilltar të majtë.
Ndërkohë para fillimit të mbledhjes u zhvillua një protestë e këshilltarëve të opozitës dhe një grupi qytetarësh elbasanas kundër rritjes së çmimit të ujit të pijshëm.
Vendimi për rritjen e çmimit të ujit u mor nga këshilli bashkiak i Elbasanit, ndërsa opozita e bojkotoi procesin e votimit dhe e cilësoi të paligjshëm. Aktualisht konsumatorët familjarë paguajnë për ujin e pijshëm 40 L/m3. Ndërmarrja e Ujësjellësit ka kërkuar çmim të unifikuar për 6 bashkitë e qarkut Elbasan 60 L/m3.

