EURO 2024/ Zvicra leksion Italisë, ''Helvetët'' në çerekfinale, ''Axurrët'' bien nga ''froni'' (VIDEO)

Zvicra ka bërë surprizën e madhe në Euro 2024 duke eliminuar kampionët në fuqi të Italisë dhe duke u kualifikuar në çerekfinale.

Nga një gol për çdo pjesë i mjaftoi ‘’Helvetëve’’ për të kaluar më tej.

Në fillim ishte Freuler që shënoi në minutën e 37-të, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 46-të, Vargas me një gol shumë të bukur i vuri ‘’kapakun’’ sfidës.

Zvicra dominoi jo vetëm në rezultat por edhe me lojë.

Ajo që ra në sy ishte loja shumë e dobët e Italisë.   

VIDEO:

https://streamin.one/v/1f044c4a

https://streamin.one/v/8954a419