Berisha denoncon: Banditë të Rilindjes godasin avokatin Kujtim Ibro tek dera e shtëpisë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka bërë një denoncim përmes rrjeteve sociale.

Kryedemokrati  shkruan se banditë të Rilindjes godasin avokatin e njohur Kujtim Ibro tek dera e shtëpisë.

Postimi i Berishës:

Banditë të Rilindjes godasin avokatin e njohur Kujtim Ibro tek dera e shtëpisë.
Dënoj me forcën më të madhe këtë akt të rëndë kriminal, vazhdim i terrorit të banditëve të lidhur me qeverinë ndaj avokatëve!