Bardhi i kthehet Ramës: Po more budalla, kallëzim kam bërë! Ja ku e ke përgjigjen e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme

Demokrati Gazment Bardhi i përgjigjet kryeministrit Edi Rama dhe publikon për herë të parë përgjigjen e kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, që siç pretendon Bardhi, konfirmon që çështja e Xibrakës është rihapur për shkak të kallëzimit të Gazment Bardhit.

REAGIMI I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMMETAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Vëllai i Olsit vazhdon me gënjshtrat ditore, duke përhumbur në nocione juridike që as i kupton dhe as nuk mund ti kuptojë. Po more budalla po kallëzim kam bërë! Lexo përgjigjen e drejtuesit të prokurorisë së Posaçme z. Altin Dumani!

Unë nuk do bëjë kallëzimin në formën që don ti dhe yt vëlla, me qëllim rivarrosjen e çështjes që ekziston nga Prokuroria e Hanoverit.

Unë kam bërë kallëzim siç e kërkon ligji në këtë fazë ku ndodhet çështja penale, dhe që ka risjell ekzaktësisht atë që unë kam kërkuar: “Rihapjen e dosjes penale 335/1-2016 që prokurori yt personal e kishte varrosur në 2018”.

Tani mban nr. 88-2024, që do të shenjojë gjatë gjithë jetës dhe duhet ta mbash mend mirë! Deri atëherë, ndrysho strategji, të fala Olsit dhe kujdes narkoautomjetit me targa AA 653 DM!

Bardhi i kthehet Ramës: Po more budalla, kallëzim kam bërë!