FOTO/ Aksidentohet Anthony Gordon, ra nga biçikleta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Qershor 2024, 17:51
Anthony Gordon u paraqit në stërvitje me dëmtime në mjekër, hundë, duar dhe kyçe. Gjithsesi, pavarësisht frikës, ai punon pa kufizime. Raportohet se sulmuesi Anthony Gordon u përfshi në një aksident qesharak këtë të enjte, teksa po shetiste me biçikletë.
Sipas BBC, lojtari i Newcastle u rrëzua në kampit stërvitor të skuadrës angleze, teksa po ngiste biçikletën dhe u dëmtua keq. Ndërkombëtari anglez mbeti me dëmtime në mjekër, hundë, duar dhe kyçe.
Pavarësisht aksidentit, Anthony Gordon u stërvit pa kufizime dhe do të jetë gati për ndeshjen e së dielës kundër Sllovakisë, duke llogaritur për fazën e 16-të të Euro 2024.

