Shiu i rrëmbyer rrëzon edhe një pemë në “Myslym Shyri”

Shiu i rrëmbyer që ra pak më parë në kryeqytet ka shkaktuar edhe dëme.

Një pemë është rrëzuar në rrugën “Myslym Shyri” ditën e sotme, duke rënë sipër disa koshave të plehrave, dhe duke këputur kabuj elektrikë. 

Po ashtu rrugët e Tiranës u përmbytën edhe nga uji i rrëmbyer.